Modular Home Albania
Pyetje të shpeshta
Zgjidhje të qarta, materiale të sigurta dhe një proces i kontrolluar nga projekti deri te montimi.
Përgjigjet e shkurtra për pyetjet që marrim më shpesh përpara fillimit të një projekti.
Sa zgjat prodhimi?
Në varësi të modelit dhe kompletimit, zakonisht 60–90 ditë pas miratimit të projektit teknik.
A përfshihet themeli?
Themeli llogaritet veçmas, sepse zgjidhja varet nga toka, pjerrësia dhe modeli i zgjedhur.
A mund ta ndryshoj planimetrinë?
Po. Modelet bazë mund të përshtaten brenda kufijve teknikë të sistemit modular.
A përfshihet transporti?
Transporti dhe vinçi ofertohen sipas distancës, aksesit dhe numrit të moduleve.
A mund të përdoret për banim të përhershëm?
Po. Paketat Comfort dhe Turnkey projektohen për përdorim gjatë gjithë vitit.
Keni një projekt?